Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tritol në pikë të mëngjesit, tronditet ish presidenti i Kamzës

Shkruar nga NEWSPORT

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një market në në rrugën “Demokracia”, Kamëz. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol marketit i cili është në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish president i klubit të Kamzës.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 “Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”,njofton Policia.

[caption id="attachment_683543" align="alignnone" width="455"] Ish-presidenti i Kamzes, Naim Qarri[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga