Ditën e sotme është ndarë nga jetë ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti. Boksieri kampion me Tiranën ishte shtruar prej 20 ditësh në spitalin infektiv pasi ishte prekur me Covid-19 e mbahej i intubuar. Gjendja e tij ishte përkeqësuar pasi vuante edhe nga hipertensioni, ndërsa sot humbi përfundimisht “betejën” e tij më virusin famëkeq.
Një lajm i tillë ka prekur të gjithë e mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar nga e gjithë Shqipëria. Njerëz të sporiti apo fushave të ndryshme që e njihnin profesor Kurtin ka shkruajtur mesazhe ngushëllimi. Nga Presidenti Ilir Meta, te kreu i KOKSH, Viron Bezhani, tifo-grupi “Capital Creë”, presidenti i boksit, Florend Kalivopulli apo edhe personazhe të tjerë si Tritan Shehu, i PD, ish-Prokurori, Shkëlqim Hajdari dhe Alket Islami me anë të postimeve në rrjetet sociale kanë publikuar mesazhe ngushëllimi për profesor Skënder Kurtin .