
Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 kundër skuadrës së Sumqayit. Të besuarit e Ilir Dajës kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë, ku kanë bindur me lojën e tyre.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve, pasi Hamdi Salihi kalon në avantazh skuadrën e tij në minutën e 20-të.
Fraksioni i dytë i lojës do të kishte edhe 3 gola të tjerë. Në minutën e 80-të, kampionët dyfishojnë rezultatin me Karimin, ndërsa në 2 minuta më vonë Charles vulos rezultatin në 3-0. Pak para fërshëllimes së fundit, ekipi i Sumqayit shënon golin e nderit.
Poll