Trajneri i Sylvinho në ditët në vijim do të prezantojë listën e grumbullimit në kombëtaren shqiptare për ndeshjen e 27 marsit kundër Polonisë. Lista pritet të ketë mjaft surpriza, emra të rinj dhe talente të reja.
Sipas “Supersport” mësohet se pjesë e grumbullimit do të jenë për herë të parë dy lojtarë. Bëhet fjalë për Anis Mehmetin dhe Jasir Asanin. Mehmeti po bën një sezon të shkëlqyer me Bristol City në Championship në Angli.
Ndërsa Asani po paraqitet mjaft mirë me Gwangiu nw Korenë e Jugut. Ai ka vendosur të lërë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut dhe të jetë pjesë e kombëtares sonë.
Gjithashtu është mësuar se në vend të Gjiimshitit të dëmtuar do të jetë Jon Mersinaj, i cili luan me Lokomotivën e Zagrebit.