Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tre ditë larg supersfidës, KUKËSI fiton ndeshjen e parë me TIRANËN

Shkruar nga NEWSPORT

Të shtunën është programuar të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e vlefshme për javën e pestë të Superiores. E cilësuar se supersfida e kësaj jave, të dy ekipet do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në stadiumin "Elbasan Arena". Si nënkampionët, ashtu edhe kryeqytetasit arritën të bënin një merkato cilësore.

Megjithatë prapë verilindorët vlejnë më shumë se bardheblutë. Sipas faqes "transfermarkt" që llogarit vlerat e kartonëve të gjithë futbollistëve, kuksianët kushtojnë plot 4.83 milionë euro. Futbollisti më i shtrenjtë i bluve është Kristal Abazaj me vlerë 550 mijë euro. Ndërsa Tirana kushton 4.18 milionë euro. Lojtari i vlerësuar si më i shtrenjtë i bardhebluve është braziliani Elton Kale që kushton 450 mijë euro. Kujtojmë që takimi mes Kukësit dhe Tiranës do të luhet në orën 19:00, ndërsa në letra verilindorët kanë fituar "sfidën" e parë.

Vlerat e dy klubeve
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga