
Ditën e djeshme, në miqësoren që Partizani luajti kundër Berliner AK 07 në Turqi, pati një mosmarrëveshje mes trajnerit Sulejman Starova dhe mesfushorit Lorenc Trashi. Edhe pse u mendua se fillimisht mund të ishte diçka e zakonshme, nuk ka qenë kështu.
Zëra të shumta e largojnë përfundimisht Trashin nga Partizanit. Në këto kushte futbollisti i kuq duhet të gjejë një tjetër ekip për pjesën e mbetur të kampionatit dhe vazhdimësinë për të ardhmen.
Duke qenë se Trashi ësht një ndër mesfushorët më të spikatur në Superligën shqiptare, për të janë hedhur në sulm disa prej ekipeve të Superiores. Nëse mesfushori largohet nga Partizani, Kukësi dhe Skënderbeu janë dy klubet më të përfolur ku Trashi mund të afrohet.
Edhe pse kjo është e mundur, paraprakisht duhet të presim vendimin që do të merret, nëse Lorenci do vazhdojë të mbajë të veshur fanelën e kuqe apo debati i djeshëm me Starovën ka zbehur të gjitha mundësitë për vazhdimësinë e tij te Partizani.