Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Transmetoi Europianin në radio, TVSH jep 60 mijë euro për Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT

E turpshme, por e vërtetë! Kjo është bëma e fundit e Televizionit Publik Shqiptar. Të gjithë pritën që të shihnin pa pagesë shtesë ndeshjet e Kampionatit Europian, por për 30 ditë asgjë nuk u shfaq në ekranin e TVSH-së, i cili mbahet me taksat e qytetarëve.

[caption id="attachment_16507" align="alignleft" width="300"]Moisi Dalipi, komentatori i Radio Tirana duke komentuar ndeshjet e Europianit Moisi Dalipi, komentatori i Radio Tirana duke komentuar ndeshjet e Europianit[/caption]

Justifikimet për mostransmetimin e Europianit ishin të shumta, por çështja ishte vetëm financiare, pasi askush nuk e mori mundimin që të shpenzonte disa para nga taksat e qytetarëve për qytetarët. Ironia më e madhe qëndroi në faktin se bënin reklamë për ta dëgjuar në radio, kur e gjithë Europa e shihte ekipin e zemrës në televizor.

Ndërsa sot paguajnë 60 mijë euro vetëm për 90 minuta ndeshje. Ky fakt është i vërtetë, pasi bëhet me dije për marrjen e të drejtës televizive për të transmetuar ndeshjen mes Partizanit dhe Ferencvarosh të luajtur në "Elbasan Arena"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga