
Teuta do luajë sot në 21:00 me Shamrock Rovers në Irlandë. Sfida e parë që vlen për turin e tretë të Conference League, sheh kampionët e Shqipërisë përballë atyre të Irlandës. Për këtë takim, trajneri Edi Martini nuk do ketë gati dy futbollistë.
Lorenco Vila dhe Albano Aleksi kanë lënë një gropë në formacion. Vila vuan një dëmtim ndërsa Aleksi mungon për shkak të kartonave. Me skemën 4-2-3-1, durrsakët shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv në një ndeshje më shumë se të vështirë.
Formacioni i mundshëm:
Teuta: Frashëri, Todorovski, Dragaski (Selmani), Arapi, Kotobelli, Daja, Karabeci, Jackson (Plaku), E. Vila, Kallaku, Seferi Trajner: Edi Martini
Poll