
Një ndeshje e vështirë e pret sot Skënderbeun në transfertën e Laçit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Migen Memelli do të tentojë me çdo kusht të marrë një rezultat pozitiv për objektivin, qëndrimin në Superiore. Megjithatë planet e trajnerit pogradecar për këtë sfidë janë trazuar disi ditën e djeshme. Në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Laçin, sulmuesi kryesor Alfred Mensah është detyruar të dalë jashtë pas një dëmtimi në kavilje.
Gjatë një dyluftimi, ai është goditur në këmbë duke sjellë panik në stafin teknik. Nuk dihet ende nëse shtatlarti i fazës ofensive do të jetë ose jo i gatshëm për sfidën e sotme. Kjo do të mësohet vetëm para fillimit të takimit, që është programuar në orën 16:00 në fushën e kurbinasve. Laçi lufton për titullin kampion, ndërsa korçarët për të parën herë për të qëndruar mes më të mirëve.