Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Trajneri nuk komunikon me ekipin", Starova: Kanë filluar të bien këmbanat e alarmit

Shkruar nga NEWSPORT
"Trajneri nuk komunikon me ekipin", Starova: Kanë filluar të

Pas ndeshjes së “Demave” kundër ekipit nga Andora, Atletic Escaldes ka folur edhe ish-trajneri i të kuqve, Sulejman Starova.

“Ngutja dhe tensioni që pamë do përgjigje pse. Shohim një Partizan të acaruar, që prodhon nxitim. Pas golit që na dhuruan, filloi një qetësi e tepërt për të menaxhuar rezultatin, gjë që nuk më pëlqeu. Kanë filluar të bien këmbanat e alarmit për ekipin. Po na shqetëson loja që Partizani po bën.

Shumë lojtarë nuk kanë dhënë gjë, Hadroj jashtë forme, Sota nuk më pëlqeu. Të paktën jep mesataren tënde. Shyqyr që Hadroj dha një krosim në minutat e fundit. Atanastovski po ashtu dobët. Me të drejtë trajneri bëri ndërrimet, dhe mendoj se ishin të duhurat. Kjo nuk ishte nje ndeshje zyrtare, por miqësore. Duhet të pranojmë që Partizani po rindërtohet pasi ka pasur ndryshime dhe Matondo ka qenë gjysma e ekipit.

Duhet të harrohet Bate Borisov dhe të japin të gjithë rendiment. Po të isha në vend të Zekiç, nëqoftëse s'do më pëlqente diçka tek skuadra do komunikoja, Zekiç nuk komunikon.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga