
Pas humbjes 2-0 ndaj Flamurtarit, trajneri i Tiranës, Mirel Josa u shpreh: "Tirana duhet të shënojë, ja çfarë duhet të bëjë. Jam i kënaqur me fillimin e lojës, ndërsa në pjesën e dytë gjithashtu kishim një ekuilibër më të mirë në lojë.
Gjithsesi në fund e pësuam, por ky qenka futbolli. Mund t'ia vendos fajin eksperiencës që nuk e zotërojnë disa lojtarë tanë.
Pse sulmojmë me dy apo vetëm një lojtar? Unë di kontingjentin që kam në dispozicion. Ede luajti shumë mirë sot, prodhoi volum.
Skuadra me skemën 4-1-4-1 duhet të jetë më i ekuilibruar.
Fitoret e Laçit dhe Teutës? Nuk u përqendruam te rivalët, por te loja jonë dhe unë jam i kënaqur me paraqitjen që bënë lojtarët e mi në fushë sot ndaj Flamurtarit. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja me Korabin për të marrë tri pikët", deklaroi Mirel Josa për Supersport.