Sunday, February 5, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Trajneri Ilir Daja flet “ndez” supersfidën, zbulon lojtarin titullar: Kukësi pa humbje? Njësoj si Skënderbeu im…

16.03
in KRYESORE, SUPERIORE, VENDI
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
Trajneri Ilir Daja flet “ndez” supersfidën, zbulon lojtarin titullar: Kukësi pa humbje? Njësoj si Skënderbeu im…
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur para ndeshjes me Kukësin që do të luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Tekniku kryeqytetas ka dalë në konferencë për shtyp, teksa është shprehur se skuadra e tij do të kërkojë të marrë vetëm fitore përballë verilindorëve. Daja ka besim te grupi që ka në dispozicion, megjithatë nuk harron të vlerësojë edhe skuadrën e Kukësit teksa thotë që me meritë ndodhet në vendin e parë.

“Nesër kemi një përballje me kundërshtarin direkt me të cilin rivalizojmë për titullin, kukësin. Dihet të Kukësi nuk ka asnjë humbje dhe me meritë ndodhet në vendin e parë por besoj se edhe ne i kemi të gjitha mundësitë, pavarësisht se jemi dy pikë larg, nëse duam të arrijmë tek objektivi final këto përballje direkte kanë bonusin e veçantë pasi pikët që mereni ia heq kundërshtarit. Do të thoja që Kukësi nuk ka asnjë humbje, por për të lënë pas modestinë edhe Skënderbeu im në 2017-ën nuk ka pësuar asnjë humbje kështu që të dy ekipet do të japim maksimumin nesër. Ne do të kemi respekt për kundërshtarin por këtë respect duhet që ata ta kenë edhe për ne pasi në këtë vit kalendarik ne jemi dy pikë para ekipeve të tjera.”- ishin fjalët e para të trajnerit të Skënderbeut Ilir Daja në konferencën për shtyp para takimit kundër Kukësit. Daja ka dashur ta nisë vetë këtë konferencë duke orjentuar situatën dhe duke vënë pikat mbi “i” para se të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

– Profesor, dy barazimet e fundit e kanë prishur ecurinë pozitive. Çfarë e shqetëson Dajën më shumë?

Përveç mos marrjes së tri pikëve të plota në këto takime, besoj se nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar, pasi në këto shtatë javë ne kemi marë pesë fitore dhe dy barazime dhe ajo që nuk më shqetëson është fakti se në të gjitha përballjet që kemi zhvilluar deri më tani kemi qënë më lart se kundërhstari që kemi pasur përballë.

-Shpesh e keni ndryshuar grupin në varësi të kundërshtarit në dy ndeshjet e fundit. Ka qënë një lëvizje që rezultoi e saktë për ju?

E para ishte lëvizja e detyruar për mungesën e Micit që na solli ndryshimet në formacion. Ndërsa ndaj Tiranës ishte gat ii njëjti kontigjent që e ka filluar këtë 2017 mirë dhe skemi pse të ndryshojmë shumë. Ndryshimet me Tiranën i kam parë pozitive pasi në 80% të rasteve e zotëronim ne teritotin në fushë dhe kundërhstari nuk ka na rrezikuar portën përveç se me goditje standarde. Kemi bërë mirë, ekipi ka qënë i ekuilibruar pasi sulmuam me shumë forca dhe nuk u rrezikuam aspak, pasi kishim objektiv të mernim pikët e plota. Ndeshjen e kemi analizuar me video dhe kemi prodhuar lojë. Kemi arritur që të shënojmë dy herë sepse kemi shkuar në disavantazh, nuk kemi prishur lojën tonë dhe barazuam rezultatin. Quhet një hap fals pasi objektivi jonë është të marrim kudo tri pikët.

-Kështu do të ndodhë edhe me Kukësin?

Nuk është filozofia ime që të ndryshoj lojën në raport me kundërshtarin pasi ne jemi më mirë se kundërshtari. Duhet të imponojmë ne lojën tonë, por brenda strategjisë së një ndeshje, një ekip përshtatet në varësi të pikave të forta të kundërshtarit.

-Kjo do të thotë se e nisni me Predeskun në mesfushë dhe Muzakan në vendin e Xhejmsit?

Të them të drejtën ekipi e merr vesh që në ditën e parë të stërvitjes se kush do të jetë 11-shja bazë. Mund ta them pa ndrojtje se Predesku do të jetë titullar ndërsa pjesa tjetër e ekipit nuk dua ta zbuloj pasi mund të jetë një indicje për kundërshtarin.
-Çfarë iu tremb më shumë tek Kukësi?

Përtej faktit që nuk dua të futem në detaje, Kukësi ka individë që duhet të jenë në vëmendje gjatë gjithë kohës. Një forcë tjetër është ana psikologjike që nuk kanë pësuar humbje deri më tani. Por kanë edhe pikat e tyre të dobta që i kemi analizuar me ekipin. Kemi testuar në stërvitje lëvizjet tona dhe shpresojmë që në ndeshje të rezultojnë efikase.

-Salihi në pikëpyetje të madhe. Do të luajë shkodrani?

Salihi është stërvitur me plan individual për shkak të dëmtimit që ka pasur. Por Salihi vjen nga dy golatkundër Tiranës dhe nga një lojë shumë e mirë gjatë 90 minutave, që do të thotë se patjetër që ka shanse për ta nisur nga fillimi takimin.

– Një përballje ndryshe kjo me Kukësin?

Patjetër që përballjet me rivalët për titull kanë diçka ekstra brenda tyre, por ndeshja nuk do të vendosë gjithçka sepse ka shumë pikë të tjera në lojë.

Skënderbeu-Kukësi pritet edhe nga Partizani, madje edhe presidenti i kuq ka theksuar se Kukësi humbet në Korçë…

Janë opinione personale, dhe përderisa ëstë president i një ekipi mua nuk më takon që të komentoj fjalët e tij. Për shpresoj që t’i dali fjala dhe ndoshta kjo do të ishte pozitive edhe për ne. Ne duhet të bëjmë lojën tonë të fousohemi tek ndeshjet tona pasi nëse do të shpërndahemi nëpër deklarata të tjera qofshin këto pozitive apo negative.

– Nëse Salihi nuk ia del riktheheni tek 4-4-2..

Për mendimin tim nuk ka rëndësi vendosja e ekipit në fushë, por ajo që është kryesore është manovra qoftë në sulm apo në mbrojtje.

– Një këshille të tillë e ka thënë edhe ish kapiteni Shkëmbi, që Salihit i duhet një lojtar afër. Për këtë e kishit fjalën?

Pikërisht, por nuk doja ta përveçsoja. Këtë preka edhe më sipër, nuk ka rëndësi sesi vendosesh në fushë. e rëndësishme është se si e përmbyll fazën sulmuese me sa lojtarë shkon në sulm. Nuk ka të bëjë shumë skema por manovra me të cilën finalizohet sulmi agresiv. Për ne kjo është më e rëndësishme. Ne duam që të marrim maksimumin nga secili lojtar por pa prishur ekuilibrat në grup

Previous Post

Shkëlqen me Luftëtarin, “ylli” i gjirokastritëve merr ftesë nga Kombëtarja

Next Post

VIDEO/ Samir Nasri pas përplasjes: Vardy është një mashtrues, aktroi në fushë

Të Lidhura

Ditë e trishtë për trajnerin e Tiranës: Vëlla i dashur na le boshllëk të madh
FACENEWS

Ditë e trishtë për trajnerin e Tiranës: Vëlla i dashur na le boshllëk të madh

04.02
Medalje e artë për xhudisten shqiptare, reagon Ministri Niko Peleshi: Krenarë për vajzën tonë
FACENEWS

Medalje e artë për xhudisten shqiptare, reagon Ministri Niko Peleshi: Krenarë për vajzën tonë

04.02
Klimë pozitive te Laçi, kurbinasit gati për Partizanin
SUPERIORE

Klimë pozitive te Laçi, kurbinasit gati për Partizanin

04.02
FOTO/ Skënder GEGA “mesazh” për Partizanin, trajneri kampion ka dy fjalë për të kuqtë
FACENEWS

FOTO/ Skënder GEGA “mesazh” për Partizanin, trajneri kampion ka dy fjalë për të kuqtë

04.02
Vllaznia dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë, zhvillohen takimet e gupmoshave U-19, U-17 dhe U-13
Moshat (U17-U19)

Moshat U17-19/ Tirana ndalet në barazim, Dinamo fiton derbin me Partizanin. 19 gola në 8 ndeshje (REZULTATET)

04.02
VIDEO/ “BOOM-BOOM” Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Poloni
BOTA

VIDEO/ “BOOM-BOOM” Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Poloni

04.02
“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe Botëror”, Karambeu: E kam ndjekur Shqipërinë, po punojnë për gjeneratën e re
FACENEWS

“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe Botëror”, Karambeu: E kam ndjekur Shqipërinë, po punojnë për gjeneratën e re

04.02
Surpriza në javën e 6, Bylis katapultohet në renditje
KRYESORE

Zbuloni kalendarin e Kategorisë Superiore për tre javët e ardhshme

04.02
Load More
Next Post
VIDEO/ Samir Nasri pas përplasjes: Vardy është një mashtrues, aktroi në fushë

VIDEO/ Samir Nasri pas përplasjes: Vardy është një mashtrues, aktroi në fushë

Please login to join discussion








Të Fundit

Ditë e trishtë për trajnerin e Tiranës: Vëlla i dashur na le boshllëk të madh

Ditë e trishtë për trajnerin e Tiranës: Vëlla i dashur na le boshllëk të madh

04.02
Medalje e artë për xhudisten shqiptare, reagon Ministri Niko Peleshi: Krenarë për vajzën tonë

Medalje e artë për xhudisten shqiptare, reagon Ministri Niko Peleshi: Krenarë për vajzën tonë

04.02
Klimë pozitive te Laçi, kurbinasit gati për Partizanin

Klimë pozitive te Laçi, kurbinasit gati për Partizanin

04.02
VIDEO/ Super Edon ZHEGROVA, sulmuesi i Kosovës shkëlqen në Francë, gol dhe 2 asiste nga 23-vjeçari

VIDEO/ Super Edon ZHEGROVA, sulmuesi i Kosovës shkëlqen në Francë, gol dhe 2 asiste nga 23-vjeçari

04.02
VIDEO/ Bajrami debuton me Sasuolon, mesfushori kuqezi mposht Atalantën e Berat Gjimshitit

VIDEO/ Bajrami debuton me Sasuolon, mesfushori kuqezi mposht Atalantën e Berat Gjimshitit

04.02
FOTO/ Skënder GEGA “mesazh” për Partizanin, trajneri kampion ka dy fjalë për të kuqtë

FOTO/ Skënder GEGA “mesazh” për Partizanin, trajneri kampion ka dy fjalë për të kuqtë

04.02
VIDEO/ Ngec Atletico Madrid, Getafe “zhytet” në fundin e tabelës

VIDEO/ Ngec Atletico Madrid, Getafe “zhytet” në fundin e tabelës

04.02
Agjenti i Berishës: Etriti është lojtar për Serie A, Torino nuk u tregua korrekte

“Sirena” turke për Etrit BERISHËN, Torinos i “peshon” shumë rroga e gardianit

04.02

Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...
Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In