
Kjo dritare e merkatos pritet të jetë mjaft e lodhshme për Vllazninë. Klubi shkdoran ka plot 13 lojtarë në skadencë kontrate por mbi të gjitha duhet zgjidhur çështja e trajnerit, i cili duhet të thotë edhe fjalën e tij në rindërtimin e ekipit.
Dy emrat e parë që qarkualluan në media ishin Ardian Nuhiu dhe rikthimi i Thomas Brdaric por duket se negociatat janë mbyllur pasi të dy kanë kërkesa të larta. Në këtë mënyrë kuqeblutë kanë ndërruar objektiv.
Dy emra të tjerë mjaft të bujshëm përfliten për një tjetër rikthim. Dy shkodranët, Edi Martini e Armando Cungu janë në listën e drejtuesve por një tjetër emër ngjall mjaft interes. Emiliano Çela, ish-trajneri i Kastriotit, është gjithashtu një emër që po merr shumë pikë së fundmi por ai ka vendosur një kusht: Do stafin e tij me vete.
Mes shumë emrave, mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja përfundimtare e klubit i cili duhet të nis përgatitjet për Kupat e Europës.