
Vllaznia do luajë nesër një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Luftëtarit, në transfertë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuzi është shprehur i vetdijshëm për vështirsinë që paraqet ndeshja.
- A ndani të njëjtin mendim me kapitenin Lika, i cili është shprehur se do kënaqej edhe me një barazim në ktë transfertë të vështirë ?
Ai është mendimi i Likës dhe e respektoj. Unë me skuadrën gjithmonë futem në fushë për të fituar. Luftëtari dihet se do tentojë të na mundë . Ata kanë në përbërje 4-5 lojtarë të mirë dhe të shpejtë. Vlen të thkesohet rikthimi i Filit. Kam biseduar me lojtarët e mi dhe e kam të qartë mënyrën se si do luajmë. Atmosfera në skuadër është e mirë në prag të ndeshjes. Nuk kemi asnjë lojtar me probleme, përvec Hygor dhe Emerson . Kemi 4 ndeshje pa shënuar gol dhe do mundohemi të bëjmjë dicka për të ndryshuar këtë situatë. Ndoshta do bëjmë ndryshime në repartin e avancuar do bëjmë ndryshime në vendosje.
- Ju do prisni Hygorin apo do kërkoni zëvëndësuesin e tij?
Ne nuk do kërkojmë lojtar tjetër.unë kam biseduar me Hygor dhe menaxherin e tij para nisjes për në Brazil. Besoj se do rikthehet në janar.