Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Superligës nis aventurën e re, firmos për 3 vite me ekipin turk

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Superligës nis aventurën e re, firmos për
Jetmir Topalli (majtas)

Jetmir Topalli është futbollisti më i ri i ekipit të Bandirmaspor. Pasi mbylli aventurën e tij me Istanbulspor, 27-vjeçari vendosi të transferohej te skuadra që militon në Ligën e Parë turke.

Topalli ka firmosur me Bandirmaspor një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që klubi turk nuk ka paguar asnjë “lek” për shqiptarin, pasi ishte lojtarë i lirë në treg.

Bandirmaspor e sheh 27-vjeçarin shqiptar si të duhurin për repartin e sulmit. Deri më tani në karrierën e tij, Jetmir Topalli ka luajtur 213 ndeshje, duke shënuar 45 gola e asistuar në 19 të tjerë.

Kujtojmë se Topalli është një lojtar i dalë nga Superliga e Kosovës. Ai ka luajtur për ekipe si 2 Korriku, Vushtrria, Feronikeli dhe Ballkani, para se të transferohej në Turqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Teksüt Bandırmaspor (@bandirma_sk)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga