Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i TIRANËS i druhet dënimit nga Etika: Është në dorën e tyre, nesër në fushë me më të mirët

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i TIRANËS i druhet dënimit nga Etika: Është në

Emanuel Egbo ka folur para ndeshjes së kthimit mes Tiranës dhe Bylisit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri i bardhebluve ka treguar se ka pasur një analizë të thellë për humbjen 2-1 kundër mallakastriotëve. Është i bindur që në fushë do të japin maksimumin në takimin e nesërm, teksa për mediet është shprehur:

"Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës deri tani kemi qenë një familje. Vetëm Zoti nuk bën gabime, njerëzit bëjnë. Një ndeshje luajmë keq, ndeshjen tjetër mund ta luajmë mirë.

Keni parë dhe vetë, pjesën e parë në shumë ndeshje, kemi luajtur keq, pjesën e dytë e kemi kthyer rezultatin. Kjo me Bylisin ishte thjesht një ndeshje që duhet ta harrojmë. Kemi ndeshjen e kthimit nesër dhe urojmë ta fitojmë.

Analiza ndërkombëtare? Nuk e kam parë analizën ndërkombëtare, ne kemi bërë anlizat tona. Kemi shpjeguar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk duhej të bënim. Jemi në OK.

Dënimi i mundshëm? Dënimi është në dorën e tyre, unë kam shpjeguar çfarë kam parë.

Ndeshja e nesërme? Kam besinm se do luftojmë nesër në fushë dhe do të japim maksimumin. Kemi shënuar një gol atje dhe do të aktivizojmë ata që janë më të mirët. Nuk mendoj për akuzat, mendoj si të jap 100%-shin kur të futem në fushë", ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga