Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Trajneri i Sevillas kërcënon Romën: Do të bëjmë të njëjtën gjë si ndaj United dhe Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Sevillas kërcënon Romën: Do të bëjmë

Sevilla do të sfifojë Romën në finalen e Budapestit mbrëmjen e sotme, teksa në orën21:00 do të përplasin “brirët” për trofeun e këtij komepticioni.

Trajneri i skuadrës spanjolle, Mendilibar kërkon nga lojtarët e tij maksimumin për të bërë të mudnur edhe triumfin, ndërsa thekson se në finale gabimet paguhen.

Çfarë ka të veçantë Sevilla që ka fituar gjashtë Europa League në gjashtë finale? Kur erdha unë, klubi kishte kaluar disa raunde kualifikuese. Historia nuk gënjen. Sevilla në këtë kompeticion ka qenë më e mira, ka tituj. Eliminuam dy klube të mëdha (Man. United dhe Juven). Nesër do ta bëjmë sërish kundër një tjetër skuadre shumë të vështirë. Me armët tona mund t’i mposhtim.

Çfarë peshon më shumë në një ndeshje si kjo, përvoja më e madhe e një trajneri, historia apo buxheti? Është një ndeshje. Të dyja skuadrat e kanë merituar finalen, por me siguri do të jetë e vështirë për të dyja. Është hera e parë për mua, jo për Mourinhon. Por në momente si ky, as buxheti dhe të gjitha këto nuk kanë shumë rëndësi. Gabimet paguhen në finale.

Si po e përballoni këtë pragndeshje pa e ditur të ardhmen tuaj? Nuk më intereson kjo. Kam firmosur për dy muaj e gjysmë. Isha pa punë dhe erdha te Sevilla, kontrata mbaron në 30 qershor, por puna përfundon të dielën e ardhshme. Po mundohem që ta ftoj këtë finale dhe më pas të shkoj në “Anoeta” për ta përfunduar kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk jam aspak i shqetësuar.Mourinho ka thënë se Sevilla është favorite.

A mendoni se është një thikë me dy tehe? Është e njëjta gjë për mua. Unë nuk mendoj për këtë. Dikush do të ketë një avantazh në baste, por kjo nuk përkthehet në fushë. Përpiqem t’i mbaj lojtarët e mi sa më të qetë dhe secili të japë më të mirën nga vetja.

E keni ndarë mendjen për formacionin titullar? Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, e kam vendosur. Gjithçka është e qartë.

Çfarë ju tremb më shumë te Roma? Në mbrojtje është një skuadër shumë e fortë dhe nuk i duhen shumë raste për të shënuar e për të fituar. Ata nuk shqetësohen shumë nëse nuk shënojnë, në këtë kuptim nuk janë si ne. Ata ndihen mirë duke u mbrojtur pranë zonës së tyre. Është një ekip i vështirë, rrallë nervozohen edhe me kalimin e kohës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga