
Trajneri i ri i Kombëtares ka nisur menjëherë nga puna dhe pse zyrtarizimi i tij erdhi pak ditë më parë, Sylvinho ka marrë përsipër të ndryshojnë shiritin e kapitenit dhe jo vetëm. SuperSport bën me dije që trajneri ka nisur të kontaktojë menjëherë me stafin mjeksor i cili pritet të jetë i njëjti, për të mësuar gjëndjen e çdo lojtari.
Braziliani do të bashkëpunojë dhe me video-analistin e kombëtares, italianin Alarico Rossi. Kombëtares do t’i bashkohen dhe dy përgatitës atletik, që vijnë në si pjesë e stafit të Sylvinhos. Shqipëria me shumë gjasë mund të ndryshojë dhe shiritin e kapitenit, pasi mendohet të jetë Armando Broja.
Poll