Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i PARTIZANIT "piketon" titullarët, skemë ndryshe për transfertën ballshiote

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i PARTIZANIT "piketon" titullarët, skemë ndryshe

Partizani do të luajë nesër në transfertën e vështirë të Ballshit ku do të përballet me Bylis. Prej ditësh kampionët kanë nisur përgatitjet, ndërsa trajneri Franco Lerda ka piketuar titullarët që do të zbresin në fushën e "Adush Muçës". Edhe pse ende s'është zyrtare, gjasat janë që të kuqtë të rreshtohen me katër në prapavijë, ndërsa mesfusha dhe sulmi të përbëhen nga tre lojtarë. Kësisoj në katërkëndësh do të jetë i përhershmi Alban Hoxha.

Në qendër të mbrojtjes do të vendosen Boldor dhe Belica, ndërsa nga krahët Trashi në të majtë dhe Idrizaj në të djathtë. Mesi i fushës do të përbëhet nga Melo, Telushi dhe Broja, ndërsa në sulm Jurgen Bardhi do të mbështetet nga Asani në të djathtë dhe Çinari në të majtë. Kjo sfidë është programuar të luhet nesër në orën 13:30 në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga