Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Partizanit mahnitet nga 18-vjeçari që e nisi nga minuta e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Partizanit mahnitet nga 18-vjeçari që e nisi nga minuta e

Gjergji Kote ishte një nga lojtarët që e nisi dje ndeshjen e Partizanit nga minuta e parë. Një surprizë e trajnerit të ri Zekiç që i besoi një futbollisti që ka shkëlqyer në sezonin e shkuar te 19-vjeçarët. Paraqitja pozitive nën urdhrat e Renaldo Kalarit ka bërë që stafi teknik aktual t’i besojë cilësive të tij. Ishte pikërisht ish mbrojtësi që u bind nga aftësitë e tij dhe këmbënguli për ta pasur në ekipin e Partizanit U-19.

18-vjeçari luan si mesfushor dhe në skuadër kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e tij. Me siguri, në sezonin e ri do të ketë minuta për të, pikërisht në pozicionin që mbulonte Massanga Matondo.

Kujtojmë që Gjergji Kote është vëllai i Kristi Kotes, lojtar që ka provuar edhe më parë fanelën e Partizanit. Aventura e korçarit nuk zgjati shumë në kryeqytet. Megjithatë tashmë pritet të shihet se si do të vijojë e Gjergjit, që ka fituar menjëhjerë simpatinë e stafit të ri teknik të 17 herë kampionëve të Shqipërisë. Dje të kuqtë arritën të fitonin minimalisht 1-0 me Strugën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga