
Situata që po kalon Flamurtari është ndoshta më negativja në historinë e klubit. Me vetëm gjashtë pikë dhe vendin e fundit në klasifikim, vlonjatët e nisën sezonin me pritshmëri të mëdha, duke synuar zonën europiane. Pas krizës financiare, të shumtë kanë qenë lojtarët që braktisën skuadrën, duke detyruar Flamurtarin që të ndërrojë fytyrë. Së fundmi, në stolin e kuqezinjve (ende jo zyrtarisht) është ulur Marcelo Troisi, që ka afruar disa futbollistë për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit.
Braziliani prej disa ditësh drejton stërvitjet e skuadrës, me këtë të fundit që kërkoi largimin pa ardhur mirë. Troisi ka përshëndetur lojtarët por një bisedë me administratorin Idrizi ka bërë që situara të ndryshojë. Numri një i klubit ka bindur trajnerin të qëndrojë, duke i ofruar garanci si në merkato ashtu edhe në anën financiare. Trajneri duket se ka bërë prapakthehu, duke drejtuar Flamurtarin në miqësoren e djeshme kundër Bylis (0-0).