
Carlo Ancelotti ka folur ditën e sotme për trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso. Ai është shprehur se numri një i kuqezinjve mund të synojë vendin e katërt në renditjen e Serie A e gjithashtu përfaqëson shqpirtin e garës. Kujtojmë që Ancelotti ka fituar gjithçka si trajneri i Milanit në vitin 200-2007 me Gattuson në skuadër.
"Gattuso e vërtetoi se Milani mund të besojë tek ai. Për mua ai është timonieri që do ta drejtojë këtë skuadër drejt suksesese. Ka studiuar dhe djersitur shumë për t'ia arritur kësaj dite e në vetëm një muaj soli revolucionin në skuadër. E ka marrë situatën në dorë dhe për të futbollistët do të hidheshin në zjarr.
Gatusso ka thyer klishetë, ai është një ish futbolist me shumë eksperiencë dhe tashmë edhe një trajner i tillë, i cili njeh mirë suksesin por edhe trishtimin e këtij sporti. Tani si trajner ai propozon diçka tjetër nga ajo që jepte në fushë kur luante vetë që po ashtu po rezulton e suksesshme.
Nëse do të vazhdojë të ruajë këtë ritëm ky Milan mund të arrijë shumë, mund të arrijë gjithçka. Gjithsesi nuk duhet ta vëmë nën presion. Nuk duhet harruar nga e nisën kuqezinjtë kur në stol erdhi Gattuso.Personalisht mendoj se është një arritje e madhe që tani flasim për objektivin Champions. Falë tij kjo skuadër po e harron depresionin në të cilin u përfshi vetëm pak kohë më pare", përfundoi ai.