Mbrëmja e djeshme në Champions League dhuroi 4 gola dhe shumë emocione, aty ku kulmoi fitorja e Bayern Munuch kundër Real Madrid, pas 12 vitesh pritje në këtë kompeticion ndaj “Galaktikëve” (2 – 1), pa harruar fitroren minimale 1 – 0 të Arsenalit në Lisbonë kundrejt Sportingut.
Mbrëmjen e sotme do të luhen dy sfidat e tjera të fazës çerekfinale, teksa Barcelona pret Atleticon në “Camp Nou”, kurse PSG – Liverpool do të mbahet në “Parc des Princes”.
Përsa i takon sfidës mes Barçës e Atleticos, këta të fundit kanë 2 mungesa “big”, fjala është për portierin Oblak dhe mbrojtësin Jose Maria Gimenez. Në ekipin e drejtuar prej Hasni Flick, dihet gjendja e Raphinhës, i dëmtuar.
Sfida e fundit mes Barcelonës dhe Atleticos në “Camp Nou”, përfundoi 3 – 0 për katalanasit, por ishin “Colchoneros” ata që siguruan finalen e Kupës së Mbretit, pasi kishin fituar 4 – 0 takimin e parë.
