
Lionel Scaloni ka folur para finales së Argjentinës kundër Francës. Trajneri i përfaqësueses argjentinase u shpreh i emocionuar për këtë moment që po kalon skuadra e tij.
Çdo gjë e bërë më së miri dhe verdikti përfundimtar do të jepet nesër në orën 16:00. Scaloni doli në konferencën e zakonshme për shtyp ku u shpreh:
"Një ditë pas ndeshjes thashë se jam në vendin që çdo argjentinas do të donte të ishte, si trajner i Kombëtares. Jam krenar dhe i emocionuar për këtë moment. Dhe po, janë momente kaq të bukura, për t'u shijuar, edhe pse jemi në derën e një finaleje, e rëndësishme është rruga, rruga që po ecim, ajo që ne gëzojmë me këta lojtarë dhe në të njëjtën kohë mund të ndajmë me familjen është spektakolare. Jam i bindur se kur e shijon, gjërat shijojnë ndryshe dhe ti jeton ndryshe.
Në momentin më të mirë, në portat e një finaleje, dua të theksoj se djemtë që ishin pjesë e kësaj skuadre po vijnë dhe janë ofruar dhe janë ndjerë pjesë e kësaj, Nico González, Joaquín Correa, Juan Musso, Pereyra, Martínez Quarta, Lo Celso, nuk dua te harroj asnjerin, na mbush me krenari qe duan te jene aty, do te thote qe dicka eshte formuar dhe per ne eshte triumfi me i madh, qe te gjithe ndihen pjese e saj. që këtë e jetojnë si populli.Jemi para një ndeshje të madhe, por derisa të nisë duhet ta shijoni, sepse këto janë momente që do të mbeten në histori dhe në kokën tonë.
Messi-Mbappé? Ndeshja e nesërme është Argjentinë-Francë përtej kësaj. Ne të dy kemi armët e nevojshme në mënyrë që loja të vendoset nga lojtarët e tjerë dhe jo domosdoshmërisht nga ata të dy. Le të shpresojmë që të bjerë në anën tonë, por ka shumë lojtarë që mund të vendosin ndeshjen.
E vërteta është se me Australinë arbitri drejtoi mirë, ishte mirë dhe tani me çështjen e VAR-it dhe kaq shumë kamera në dispozicion, nuk mendoj se mund të dëmtojë apo të përfitojë askush.
Virusi? Sa i përket virusit që supozohet se kanë lojtarët francezë, nuk mund t'ju them asgjë sepse ne nuk jemi njësoj si ju, nuk ka asgjë zyrtare, ne i përgatisim se si do të luajnë ata dhe si do të luajmë ne. Nuk ka vend për surpriza”, tha ai.