Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri Franko Lerda nuk i druhet Laçit: Barazim nuk më kënaq, ne jemi PARTIZANI

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Franko Lerda nuk i druhet Laçit: Barazim nuk më kënaq,

Partizani do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Laçit në orën 18:00. Një ndeshje që ishte përcaktuar për t'u luajtur ditën e premte, por që është shtyrë për ditën e hënë në "Elbasan Arena", për shkak të problemit me fushën në "Selman Stermasi". Skuadra kampione e Superligës do të ketë përballë ekipin më në formë të momentit, Laçin që vjen nga 4 fitore rresht në kampionat. Ditën e sotme ka folur në konferencën për shtyp trajneri i Partizanit Franko Lerda.

Sa i druheni ecurisë pozitive së Laçit dhe si e keni përgatitur ndeshjen?

Laçi vjen nga 4 fitore që kur ka ndryshuar trajner ka fituar katër takime dhe ka humbur vetëm ndeshjen e parë ndaj Tiranës. Jemi koshient që do të kemi përballë një kundërshtarë mjaft të fortë. Ne e kemi përgatitur ndeshjen shumë dhe kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë javës dhe një lajm i mirë është që lojtarët e rikthyer nga Kombëtaret kanë ardhur në një gjendje optimale dhe kam besim se nesër do të bëjmë një paraqitje mjaft të mirë.

Sa besim keni se do t'i përgjigjen lojtarët këtik besimi që keni ju përballë Laçit?

I kam parë shumë mirë lojtarët e mi dhe kemi punuar shumë këto 10 ditë dhe kam besim te skuadra ime. Si në aspektin fiziki, por edhe psikologjik jemi mirë. Kemi respekt për Laçin që vjen nga një moment i mirë në kampionat, por ne jemi Partizani dhe duam të bëjmë ndeshjen tonë duke ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë.

Do të kënaqeni me barazim?

Ju këtë pyetje e bëni shpesh. E kam theksuar edhe gjatë konferencave që unë asnjëherë nuk kënaqem me barazimin. Unë gjithmonë dua të fitojë dhe kudo që kam drejtuar si trajner e hedh skuadrën në fushë vetëm për të fituar. Pastaj përsa i përketë rezultatit do e vendos fusha e lojës, por në mentalitetin timë është që skuadra të zbres në fushë përballë çdo kundërshtari për të marrë maksimumin.

Ndaj Flamurtari keni humbur mundësinë e shkëputjes mendoni se nesër mund ta bëni këtë gjë?

Unë klasifikimin nuk e shikoj fare. Unë shikoj vetëm ndeshjet në fushën e lojës dhe kërkoj gjithmonë të përgatis ndeshjen në mënyrë më të mirë të mundshme duke e fokusuar vëmendjen te ndeshja e radhës. Klasidikimi shikohet kur je 4-5 ndeshje nga fundi.

Ndryshimi i axhendes së ndeshjes ju ka prishur planet?

Mendoj se nuk më ka prishuar aspak planet, për më tepër përsa i përketë kësaj situata kam qenë edhe unë i përfshirë. Ne kishim edhe probleme përsa i përketë lojtarëve që ishin me Kombëtaret dhe normalisht që ne duhet të përfitonim disa ditë më shumë që të stërviteshin edhe ata me grupin.

Grupi i plotë?

Nesër do të kemi më shumë lojtarë në dispozicion dhe do të kem më shumë mundësi zgjedhje, por Partizani i vërtetë nuk e kuptoj çfarë do të thotë kjo pasi unë e kam parë Partizanin e vërtetë në të gjitha ndeshjet.

Partizan më i bukur dhe më i fortë?

Jam i kënaqur për grupin që unë drejtoj pasi edhe kur kemi pasur dëmtime lojtarët, futbollistët e tjerë që janë aktivizuar kanë dhënë 100% e tyre dhe unë jam shumë i kënaqur nga paraqitja e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga