Pas fitores 2-0 ndaj Tiranës, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro për Supersport u shpreh: “Është një fitore shumë e bukur, sepse jemi drejt fundit të sezonit.
Shumica e lojtarëve në fund të pjesës së parë lojtarët kanë pasur gjendje jo të mirë shëndetësore, sepse disa lojtarë kanë qenë me të vjella.
Katër-pesë lojtarë më kërkuan që t’i ndërroja, sepse nuk luanin dot, por dua t’i falënderoj për karakterin dhe sakrificën e tyre.
Shehaj, Jakovleviç, Neziraj apo edhe dy lojtarë të tjerë nuk ishin në gjendje të mirë.
Kur e kam marrë ekipin kemi qenë në një situatë shumë të keqe, por tani jemi përmirësuar falë pikëve që kemi marrë në këto javë të fundit.
Sot në ndeshjen ndaj Tiranës kishim disa momente negative, por skuadra është rritur, sepse në 5 ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm dy gola dhe kemi realizuar shumë të tjerë duke marrë pikët e duhura.
Tirana sot na vendosi në vështirësi, sepse ka lojtarë shumë të mirë. ndaj e vlerësoj këtë fitore të pastër ndaj bardhebluve
Tani në fund të kësaj interviste dua që të jap ngushëllimet për familjen e Gjergj Thakës, të cilit i jam mirënjohës për bashkëpunimin që kam pasur me të te Partizani”, tha trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro për Supersport.