
Bylis ka surprizuar këtë edicion, teksa pas 13 javësh të luajtura siguron vendin e tretë dhe 20 pikë në klasifikim. "Hirushja" e këtij sezonim vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, me shpresën e rikthimit te një rezultat pozitiv. Dy ndeshjet e fundit kanë rezultuar negative për ballshiotët, teksa ekipi ka pësuar dy humbje.
Në kampin mallakastriot janë të qete me dëmtimet. Shtyrja e kampionatit i ka bërë mirë skuadrës, me Dovedan që do ketë në dispozicion dy titullarët e lënduar. Bëhet fjalë për veteranin Ditmar Bicaj dhe Beji Antoni. Dy lojtarët vuanin dëmtime të rënda dhe mungonin prej disa javësh. Me dy kthimet në skuadër, trajneri do ketë më shumë alternativa. I vetmi që shqetëson në Ballsh është Ymeralilaj, me mbrojtësin që vuan një lëndim që mund ta mbajë jashtë për disa kohë.