
Kukësi u mposht dje 2-1 nga Apolonia, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët u befasuan nga fierakët, të cilët nuk toleruan aspak duke mundur skuadrën e drejtuar nga trajneri Armando Cungu.
Tekniku shkodran provoi gjithçka duke luajtur në fushë me dy sulmues të deklaruar si Vasil Shkurtaj dhe Rexhinaldo Faite. Ky i fundit duket se ka ulur gjakrat me drejtuesit, pasi tashmë preferohet si sulmues i parë.
Ndërsa afrimi i janarit, Shkurtaj u fut në lojë në minutën 57-të duke luajtur përkrah Rexhinaldos. Të dy sulmuesit janë në garë për një vend titullari, por nuk do të jetë çudi që të luajnë së bashku njëkohësisht në fazën ofensive.
Kujtojmë që mes Rexhinaldos dhe drejtuesve pati një "krisje" pasi sulmuesi afrikan nuk pranonte të ulej kurrsesi në stol. Sfida e djeshme kundër fierakëve tregoi që të dy lojtarët mund të bëjnë mirë së bashku.