Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri Cungu pas humbjes së Vllaznisë: "Flamurtari do ikë për lesh". Reagon zyrtari i klubit vlonajt: Rrugaç...

Shkruar nga NEWSPORT

Një fjalë më shumë e thënë në gjaknxehtësi e sipër nga trajneri Armando Cungu, pas humbjes së Vllaznisë ndaj Flamurtarit, ka sjellë reagimin e klubit vlonjat që e konsideron këtë sjellje të papranueshme.

"Keni për të ikur për lesh", u tha Cungu vlonjatëve pas humbjes, ndërsa drejtori i klubit të Flamurtarit, Vangjel Laluci, në reagimin e tij për "Panorama Sport" e ka cilësuar trajnerin e Vllaznisë një rrugaç.

"Kam mbetur i zhgënjyer nga fjalët e Armando Cungut. Kam pasur një mendim tjetër për të, por me ato çfarë tha pas humbjes ndaj Flamurtarit kam mbetur i habitur.

Nuk i takojnë një shkodrani që të nxjerrë nga goja ato fjalë të poshtra. Është e papranueshme. Vllaznia fitoi 1-0 në Vlorë në fazën e dytë, por ne u dhamë dorën dhe i uruam suksese.

Nuk mund ta pranojmë këtë sjellje të trajnerit të Vllaznisë. Nuk mund të na ofendojë ne, vetëm se nuk i përgjigjet skuadra në fushën e lojës. Ai fjalor nuk i lejohet një tifozi, e jo më një trajneri. E dënojmë me forcë këtë sjellje të Cungut", tha drejtori i klubit të Flamurtarit, Vangjel Laluci.

[caption id="attachment_104313" align="alignnone" width="470"] Vangjel Laluci[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga