Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri AHMATAJ paraqiti dorëheqjen, reagon Refik HALILI: Kush ndërhyn te puna e trajnerit, largohet nga skuadra

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri AHMATAJ paraqiti dorëheqjen, reagon Refik HALILI: Kush

Tirana u mposht dje në transfertë përballë Skënderbeut me rezultatin 1-2. Goli i Hasanit në minutat e fundit, nuk e shmangu disfatën e javës së 13 për bardheblutë. Ajo që bëri bujë, ishte deklarata e trajnerit Julian Ahmataj pas ndeshjes. Numri një i stolit paraqiti dorëheqjen tek presidenti, duke theksuar se te Tirana nuk të lënë të punosh i qetë. I ngarkuar emocionalisht, Ahmataj që ka vetëm katër javë në drejtimin e 24 herë kampionëve, ka shigjetur pjesë të padukshme pranë klubit, që mendojnë si të largojnë trajnerët.

Lidhur me këtë fakt, ka folur edhe presidenti i Tiranës. Refik Halili ende ndodhet në situatë të paqartë duke mos vendosur do e pranojë ose jo dorëheqjen e Ahmataj. Ai e sheh si të nxituar dhe emocionale deklaratën e kryetrajnerit, duke bërë me dije se dita e sotme do të jetë ajo që do sheshojë gjërat. "Ende nuk kam folur me trajnerin. Do të takohemi sot ballë për ballë dhe do të flasim për këtë gjë. Në mënyrë kategorike nuk ka asnjë që ndikon në punën e trajnerit, nga unë deri te punonjësi më i fundit. Ndoshta është i lënduar nga rezultati dhe mendoj se është nxitim i tij për deklaratën. Jemi takuar përpara ndeshjes dhe më ka thënë se ekipi është i qetë, duke mos pasur asnjë problem. Ekipi duket sikur ka disiplinë dhe nuk flas dot për klane. Kush guxon të bëjë ndërhyrje, largohet prej meje në sekondë. "

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga