Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një ligë rajonale të ulët në Meksikë. Një portier 17-vjeçar ka humbur jetën pasi penalltia e goditur prej kundërshtarit e ka goditur në stomak. Ismael Coronel është emri të riut fatkeq.
Ai është dërguar në spital me urgjencë por nuk ka mundur ti mbijetojë kësaj fatkeqësie. Aty ai ka pësuar një sulm në zemër pasi nga goditja në stomak kishte humbur më parë ndjenjat. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e ligës.

Poll