
Boksieri Kasam Pulaj nga Prizreni ka humbur jetën nga një aksident me motoçikletë. Shtypi kosovar shkruan se 31-vjeçari ka humbur kontrollin e motoçikletës së tij dhe është përplasur në një makinë të parkuar në rrugë, në qytetin e Bernës. Kasami, babai i një fëmije, u përplas tragjikisht në një vend, ku tifozët e Kroacisë dhe të Turqisë po festonin fitoret e kombëtareve të tyre në Euro 2016. Para disa ditësh ai kishte pasur edhe ndeshjen e tij të parë në në boksin profesionist, që e kishte fituar me nokaut teknik.
Poll