Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tradhtuan Shqipërinë për Kosovën, mësohet se kur merret vendimi final në FIFA

Shkruar nga NEWSPORT
Tradhtuan Shqipërinë për Kosovën, mësohet se kur merret

Mediat kosovare bëjnë me dije se kalimi i lojtarëve që kanë zgjedhur të luajnë për fanellën e Kosovës ende nuk është zyrtarizuar. Vendimi merret nesër për të gjithë që kanë zgjedhur të përfaqësojnë ngjyrat e shtetit më të ri në Europë dhe Botë.

Të avantazhuar janë lojtarët që kanë luajtur vetëm me kombëtaret e moshave të shteteve të ndryshme, ndërsa ata që kanë luajtur për ekipet e para, e kanë më të vështirë që të kalojnë te Kosova. Vendimi pritet që të merret nesër në zyrat e FIFA-s, i cili do të jetë final për të gjithë që duan të përfaqësojnë Kosovën.

Aktualisht, i vetmi rast që është refuzuar është ai i Mërgim Brahimit, i cili ka luajtur për moshat e Zvicrës, moshat dhe ekipin e parë të Shqipërisë, ndërsa u kthye sërish te Zvicra, duke e djegur mundësinë për përfaqësimin e Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga