Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"Tradhtoi" Kosovën për Zvicrën, gazetari i njohur "shigjeton" lojtarin

Shkruar nga NEWSPORT
"Tradhtoi" Kosovën për Zvicrën, gazetari i njohur

Zvicra publikoi sot listën e lojtarëve që do përfaqësojnë Kombëtaren, në Euro 2020. Si  gjithmonë, edhe këtë herë, nuk munguan lojtarët me origjinë shqiptare. Një nga ata ishte Andi Zeqiri, sulmuesi që u përfol shumë që do i bashkohej Kosovës, por u gjet në mesin e të përzgjedhurve të trajnerit Petkovic.

Gazetari i njohur kosovar i Tagesanzeiger (gazetë)  në Zvicër, Enver Robelli ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka dy fjalë për "tradhtinë" e bërë nga Zeqiri. Robelli thotë se nëse nënshkruan për Kosovën, duhet të mbash fjalën.

Postimi:

Futbollistë të dashur kosovarë në Zvicër......kur vendosni të luani për Kosovën, qëndroni besnik nënshkrimeve dhe betimeve tuaja. Kur vendosni të luani për Zvicrën, po ashtu. Por mos u tallni me Kosovën, sepse Kosova nuk ju ka asnjë borxh. Mos kalkuloni si në pazarin e primitivizmave. Nuk mund të nënshkruani marrëveshje për të luajtur për Kosovën, pastaj të bëheni pishman e të ktheheni e trokitni në dyert e Federatës Zvicerane të Futbollit. Kosovën nuk do të duhej ta keqpërdorni si trampolinë për t'i bërë presion Zvicrës që t'ju pranojë në ekipet e saj nacionale. Kalkulimet cinike nuk ju bëjnë nder si sportistë. Po krijohen situata absurde: çohet djali dhe nënshkruan për të luajtur për Kosovën, pastaj shfaqet babai dhe e konfirmon lajmin, mandej dalin këshilltarët zviceranë të futbollit dhe drejtorët e Federatës së Futbollit dhe thonë se kjo nuk është e vërtetë. Në fund: lojtari vendos të luajë për Zvicrën përkundër kontratës së nënshkruar me Kosovën. Kështu ka ndodhur me lojtarin Andi Zeqiri.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga