Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Respekte për Turqinë, por ne duam Botërorin”, Vedat Muriqi nuk ka ndërmend të heqë "këmbën nga gazi”: Besoj fuqishëm te fitorja e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
“Respekte për Turqinë, por ne duam Botërorin”, Vedat
Vedat Muriqi

Bomberi i përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi, ka folur para mediave ditën e sotme, ndërsa të gjithë tifozët shqiptarë janë “sy e vesh” nga ndeshja e së martës në Prishtinë, përballja me Turqinë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.

Muriqi ka vlerësuar rivalin, ndërsa e ka synimin e qartë, fitoren dhe kualifikimin historik në Botërorin Amerikan: “Pas Pavarësisë së Kosovës, kjo mund të jetë lumturia më e madhe për shtetin tonë.

Besoj fuqishëm në fitore, nëse bashkohemi me tifozët tanë, me të gjithë ju që jeni këtu. Shpresoj të arrijmë suksesin dhe të festojmë bashkë në shesh.

Respekt për Turqinë, por ne duam Botërorin. Jam krenar që jam kapiten i këtyre lojtarëve, edhe pse janë të rinj, tashmë kanë përvojë”.

Poll

Lexo gjithashtu