Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“E kemi merituar të jemi këtu”, portieri i Kosovës mesazh tifozëve: Mirënjohës, shpresojmë t’ju bëjmë krenarë

Shkruar nga NEWSPORT
“E kemi merituar të jemi këtu”, portieri i Kosovës
Aro Muric - Visaj Bekaj

Atmosfera te “dardanët” është elektrizuese, teksa mezi presin finalen e madhe të “play-off” përballë Turqisë. Në prag të këtij dueli ka folur edhe portieri i Kosovës, Aro Muric, i cili thotë se e kanë merituar të jenë në këtë pikë ku ndodhen momentalisht. Ndër të tjera, falënderon edhe tifozët, duke theksuar se shpreson t’i bëjë krenarë.

“Jemi gati dhe besoj se do të jetë një natë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka për të fituar. Deri në fund asgjë nuk përfundon dhe tani gjithçka është në dorën tonë. E kemi merituar të jemi këtu dhe do të japim maksimumin për fitoren.

Mbështetja e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme. Kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe jemi mirënjohës. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë duke dhënë maksimumin në fushë", është shprehur Aro Muric në një prononcim të dhënë për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu