Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Torturoi'' Mazrekajn, sot flet për kontratën që e mban te Partizani: Nëse më ofrojnë një zgjidhje të mirë financiare

Shkruar nga NEWSPORT
"Torturoi'' Mazrekajn, sot flet për kontratën që e

Kristiano Xhanoti ishte një ndër pjesëtarët e stafit teknik te Partizani. Italiani kishte rolin e përgatitësit atletik. Por, së fundmi ai ishte njeriu më i padëshiruar për tifozët e kuq. Ditën e sotme ish-përgatitësi atletik i Partizanit, Kristiano Xhanoti, i kontaktuar nga newsport.al ka treguar se si qëndron e vërteta në lidhje me situatën e tij te klubi i kuq.

"Në bazë të kontratës që kemi lidhur, unë vazhdoj të jem pjesë e Partizanit. Megjithatë jam në pritje të përgjigjes së klubit, për të arritur një akord për ndërprerjen e kontratës. Nëse më do të më japin motivacionin e largimit dhe një zgjidhje të mirë financiare mund të arrijmë diçka konkrete dhe më pas do të largohem", deklaroi Xhanoti për newsport.al.

Xhanoti ishte protagonist në çështjen e Mazrekajt, teksa mes tyre kishte konflikte të vazhdueshme. Madje italiani i kishte vënë një regjim strikt fantazistit duke e zgjuar çdo ditë herët për të zhvilluar përgatitje individuale. Përpos kësaj, Xhanoti ishte kundër përfshirjes së Mazrekajt në formacion. Kjo solli edhe krisjen e marrëdhënieve mes tij dhe tifozëve duke u kthyer në një njeri të padëshiruar.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga