
Tirana luan sot në 16:00 me Vllazninë në "Selman Stërmasi" për javën e 30-të të Superligës. Bardheblutë e Orges Shehit janë në garë për një vend në zonën europiane, teksa fitorja ndaj Teutës në transfertë ka rritur shpresat e stafit teknik.
Përballë tyre sot do jenë kryesuesit e Superligës. Klasikja e Shqipërisë ka dhuruar shpeshherë sfida të nxehta, ndërsa këtë sezon skuadrat janë në baraspeshë. 1 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim për bardheblutë në përballjet direkte, me Orges Shehin që pritet të luajë me skemën 3-4-2-1. I pezulluar është Torassa që prish punë në sulm, me Shehin që duhet të zgjedhë mes Halilit e Danso. Këtë takim e gjykon Laver Alla.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toli, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Cale, Halili (Danso); Seferi