
Agustin Torasa do t'i bashkohet Partizanit më 18 janar duke humbur kështu fazën përgatitore që po zhvillojnë të kuqtë në Antalia.
Argjentinasi do të mbërrijë në Tiranë më 16 janar, ndërsa ekipi i Starovës një ditë më pas.
Kështu që Torasa do të dalë në stërvitje më datë 18 janar. Ai ka marrë leje nga klubi që të qëndrojë më gjatë se të tjerët me pushime.
Për momentin, Torasa është në Argjentinë, pranë familjes së tij, duke shijuar edhe praninë e vajzës së tij të vogël, e cila erdhi në jetë në dhjetor të 2016-ës.
E sigurt është se Torasa nuk do të largohet nga Partizani.
Poll