Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Hapen arkivat, kur Kupa e Shqipërisë mbërrinte në zyrën e Kryetares së Kuvendit dhe Jozefina TOPALLI krenohej me shallin e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT

Ishte sezoni 2007-2008 kur Vllaznia fitoi për herë të fundit Kupën e Shqipërisë. Një skuadër mjaft simpatike, një ekip që prodhonte gjithmonë spektakël në fushën e blertë. Pas 21 vitesh presidenti Valter Fushaj do t’i dhuronte Shkodrës Kupën e Shqipërisë.

Ndodhi pikërisht në sezonin 2007-08, teksa kuqeblutë triumfuan ndaj Tiranës në finalen e Elbasanit. Trajner ishte sërish Haxhiosmanoviç ndërkohë që në fushë përveç emrave të njohur si Grima, Sinani, Lici, Osja, Kotrri, do ishin edhe emrat e tjerë të rinj si ato të Admir Telit, Sasha Delain, Albert Kaçi, Xhevahir Sukaj, Gilman Lika, Edmond Doçi, Ilir Nallbani, Marenglen Kapaj, Erion Hoti.

E pikërisht atë sukses e risjell sot në vëmendje Ferdinand Hazisllari, “muzeu” i fotografive të futbollit shqiptar. Ai ka treguar momentin kur Kupa e Shqipërisë mbërrin në zyrën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, si shkodrane që ishte, merr shallin e Vllaznisë dhe e vë në qafë duke festuar triumfin e kuqebluve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga