
Tifozat Kuq e Zi po festojnë në sheshin “Skënderbej” 20 vjetorin e tyre të themelimit. Anila Basha, si përfaqësusese e Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë festë, ka thënë fjalën e saj. Ajo u shpreh entuziaste, që atmosfera e pranishme më shesh do jetë dhe në Gjermani.
"Kam një mesazh nga FSHF. Sigurisht për të gjithë ne ju jeni lojtari i 12 në fushë. Duam vetëm duartrokitje, përgëzime, këngët dhe banderolat tuaja. Sa më shumë të ndjeheni ju, aq më mirë luajnë lojtarët në fushë. Energjia kështu siç jeni do jetë ogur shumë pozitiv në Euro 2024. Ne jemi të sigurt në FSHF se ju do të skuqni Gjermaninë", u shpreh Anila Basha.
Kujtojmë që Anila Basha është anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe kryetare për futbollin e femrave në vend.
Tifozët Kuq e ZI në anën tjetër kanë qenë ndër vite “ushtarët e kombit”. Aktiv në çdo transfertë jashtë Shqipërisë, duke mos e lënë asnjëherë Kombëtaren vetëm. Tashmë në qendër të kryeqytetit, ata festojnë me të drejtë vitet dhe arritjet e shumta.