Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flet kryetifozi, zbulohen të tjera detaje për situatën e acaruar mes Federatës dhe TKZ-së

Shkruar nga NEWSPORT

Pas reagimit të tij në Facebook në lidhje me emailin e dërguar gabimisht nga presidenti i FSHF, Duka, ku ai i cilëson si “legena” disa pjestarë të tifogrupit Tifozat Kuq e Zi, Gentian Kelmendi u kontaktua nga “newsport.al” për të dhënë një prononcim më të gjerë rreth marrëdhënies mes tifogrupit të kombëtares dhe federatës së futbollit.

“Marrëdhëniet e TKZ-së me FSHF-në kanë qënë gjithnjë të acaruara. Që nga 2004 kur TKZ u krijua si grup, ne këmi qënë shërbëtorët dhe ata përfituesit dhe privatizuesit e shërbimeve të fedëratës. Asnjëherë nuk kemi qënë të përfaqësuar në FSHF për shkak të lojërave të Dukës”, tregon Kelmendi.

[caption id="attachment_16257" align="alignleft" width="225"]tkz Statusi i Kelmendit në Facebook për email-in e Dukës[/caption]

Ai u ndal të tregojë sakrificat që kanë bërë anëtarët e tifogrupit gjatë gjithë këtyre viteve dhe padrejtësitë me të cilat janë përballur.

“Gjithë jeta jonë ka kaluar duke u marrë me organizimin dhe funksionimin e TKZ-së, biles edhe me para borxh kemi shkuar kemi ndjekur kombëtaren kudo që ka luajtur, por në Francë federata zgjodhi t’i ndante biletat për politikanë apo të afërm duke harruar shpirtin e tifozëve”, tha anëtari i TKZ.

Fakti që tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi” mungoi në ndeshjet e EURO 2016 ishte një çudi për gjithë opinionin sportiv shqiptar dhe Gentiani tregon arsyen e vërtetë të kësaj mungese.

“Tifozat Kuq e Zi kanë qënë në Francë, por të shpërndarë për shkak se nuk mund të siguroheshin bileta në grup që anëtarët të ishin pranë njëri-tjetrit. Në qoftë se do të ishim të bashkuar, në do të ishim zëri numër një”, sqaron Kelmendi.

Një tjetër sqarim që tifozi i kombëtares bën është fakti që reagimi i tij në Facebook nuk është bërë në emër të gjithë grupit TKZ.

“Reagimi im është tërësisht personal. Nuk e di në qoftë se TKZ do të mbajë një qëndrim zyrtar për çështjen e email-it të Dukës. Unë kam reaguar sepse nuk mund ta harroj shtypjen që na është bërë ndër vite, që nga rrahja dhe burgosja e tifozëve në ndeshjen me Rumaninë disa vite më parë dhe deri tek lojërat e pista me biletat. Duka thjesht është personi i radhës që tregon si funksionon drejtimi i institucioneve në Shqipëri. Ne si tifozë çdo gjë e kemi bërë vullnetare pa marrë asgjë në këmbim, por ëndrrën tonë shumë-vjeçare na e shkaterroi ky institucion”, vazhdoi Gentiani.

[caption id="attachment_16208" align="alignright" width="100%" alt="Flet kryetifozi, zbulohen të tjera detaje për situatën e acaruar" style="display:block"]E-maili i Dukes E-maili i Dukës[/caption]

Sa i përket të ardhmes së TKZ, Kelmendi nuk di të thotë diçka me siguri, dhe për këtë gjë fajëson edhe median.

“Nuk e di fare çfarë do të ndodhë. Puna e gjithë këtyre viteve po shkatërrohet nga një njeri i vetëm, i cili për më tepër ka futur nën kontroll median, e cila nga ana e saj po të ishte e drejtë do të kishte bërë të mundur që TKZ ishte i vetmi tifogrup që do të njihej në këto ditë”, shtoi ai.

Tifozi i kombëtares tregon edhe çfarë ndodhi në miqësoren me Gjeorgjinë në Tiranë, ku pati një revoltë të madhe të Tifozave Kuq e Zi.

“Kishte tifozë që ishin kundër mënyrës si Duka e drejton FSHF-në. Jo të gjithë janë të detyruar ta duan dhe përkrahin atë, porn ë dalje tifozët janë rrahur. Historikisht jemi keqtrajtuar, biles pyesni edhe tifozët që kanë qënë në Francë se çfarë trajtimi kanë marrë”, tha për më tepër tifozi i kombëtares.

Si përfundim ai komentoi edhe rolin e Elira Kajtazit në gjithë këtë çështje.

"Elira Kajtazi është kontakti i Dukës me TKZ-në pasi Duka i prishi marrëdhëniet me tifogrupin kur filloi lojërat e pista me biletat", përfundoi Kelmendi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga