Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tjetër "firo" te PARTIZANI, lojtari largohet nga të kuqtë dhe prezantohet në Rumani

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani është duke "pastruar" radhët. Dje, pas prezantimit të trajnerit të ri Ilir Daja, Bruno Telushi dhe Esin Hakaj kanë lajmëruar "divorcin" me klubin. Nëpërmjet rrjeteve sociale, vlonjati I mesfushës është shprehur se nuk e shohin si pjesë të projektit të ardhshëm. Bashkë me dyshen, newport.al mëson se edhe mbrojtësi Amir Bilali është larguar nga Partizani.

Shkupjani që u bashkua me "Demat" verën e shkuar do të prezantohet sot te Academija Clinceni në Rumani. Për qendërmbrojtësin ka pasur interes edhe nga Buducnost në Malin e Zi, ndërsa megjithë udhëtimin e lojtarit drejt vendit fqinj, oferta e rumunëve ka rezultuar tunduese. 26 vjeçari zhvilloi vetëm 4 ndeshje me fanellën e Partizanit sezonin që lamë pas.

A. Bilali
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga