
Tirana ia doli të fitonte titullin kampion të Superligës, për herë të 25-të në historinë e saj. Një nga ata që ka kontribuar në arritjen e këtij suksesi është Albi Doka. Mbrojtësi ka qënë protagonist në sezonin e bardhebluve, duke u kthyer në pikën kyçe të ekipit. Ai do largohet te Gorica në Kroaci, me dëshirën e madhe për të bërë mirë.
Doka, në një intervistë për ''RTV Ora'' është i mendimit se rikthimet janë gjithmonë të bukura. Gjithashtu, diçka u tha edhe për ''çelësin'' e suksesit, ku sipas tij ëshët ardhja e Egbo.
''Unë kam gjithë këto vite te Tirana dhe kur isha te grupmoshat vetëm Kupën kisha fituar. Kampionat s'kisha fituar asnjëherë. Është një ndjesi tepër speciale për mua, gjithashtu edhe për shokët e mi. Mezi e kemi pritur këtë ditë dhe më në fund ia dolëm.
Dolëm kampionë si Tirana që jemi. Titulli i parë dhe i fundit me Tiranën? I fundit mos e thuaj, sepse unë mendova për një karrierë më të mirë dhe kur të kthehem përsëri do e marr titullin. Me pak fjalë me ardhjen e Egbosë cdo gjë ndryshoi. 17 ndeshje, 17 fitore dhe kjo është Tirana e madhe që duam të gjithë" - pohon Doka.