Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Titullari ngre alarmin te Vllaznia, Josa me sytë nga stoli përballë Egnatias (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT
Titullari ngre alarmin te Vllaznia, Josa me sytë nga stoli

Vllaznia do të udhëtojë për në Rrogozhinë ku do të sfidojë Egnatias në orën 13:00 për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët vijnë me moralin e lartë pas fitores me Tiranën në Klasike dhe sot do të kërkojnë vazhdimësinë, e cila është problemi më i madh këtë sezon.

Trajneri Josa ka mbyllur përgatitjet ditën e djeshme me të gjithë grupin e lojtarëve në stërvitje teksa rikthehet edhe Bulatovic. Mirëpo, ylli i ekipit, Esin Hakaj ka ngritur alarmin te shkodranët teksa ka shfaqur shqetësime në brinjë. Mbrojtësi i majtë rrezikon seriozisht sfidën dhë nëse nuk ja del, Josa ka dy plane në mendje.

I pari është spostimi i Smajlit në të majtë dhe futja e Krujës djathtas ndërsa i dyti është më i rrezikshëm. Inkuadrimi menjëherë i Bulatovic në qendër dhe rikthimi i Gurishtas në të djathtë, me Smajlin që kalon sërish majtas.

Formacioni i Mundshëm:

Opsioni 1: Zogovic; Kruja, Shehi, Gurishta, Smajli; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Balaj, Mala

Opsioni 2: Zogovic; Gurishta, Shehi, Bulatovic, Smajli; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Balaj, Mala

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga