
Futbollisti i Skënderbeut Fidan Aliti është në pritje të konfirmimit të së ardhmes së tij nëse do të vazhdojë me kampionët e Shqipërisë apo jashtë vendit tonë. Operacioni për ta transferuar në Suedi te njëra prej dy ekipeve Gottengorg ose Malmo ngeci përkohësisht pasi klubi korçar nuk ka gjetur dot ofertën më të pranueshme. Megjithatë, të dyja klubet skandinave nuk kanë hequr nga mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës. Negociatat tashmë ka nisur sërish dhe ekziston mundësia që Aliti të transferohet në ekstremin e merkatos së janarit. Skënderbey synon ta shesë për një shifër të bujshme lojtarin për të arkëtuar sasi të konsiderueshme parash që do të jenë të nevojshme për rregullimin e financave të klubit. Por nuk përjashtohet varianti që Aliti ta mbyllë këtë sezon me Skënderbeun, gjë që do të ndihmonte shumë skuadrën dhe teknikun Orges Shehi të menaxhojnë kampionatin.