Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana TUNDON yllin e Partizanit, tenton ta marrë me ... zero

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana TUNDON yllin e Partizanit, tenton ta marrë me ... zero

Ishte përfolur shpesh e ardhmja e tij, por duket se Emmanuele Mensah do të luaj sezonin e fundit me Partizanin.

Sulmuesi ganez ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, duke bërë që të humbasë edhe vendin në formacionin titullarë. Sikur të mos mjaftonte kjo, 25 vjeçari ka shumë konkurencë në ekip dhe po mendon seriozisht largimin.

Zhveshja e fanellës së kuqe është veprimi më i mirë sipas Mensah, i cili tashmë duhet të gjej një ekip të ri. Por, duke ditur të kaluarën, Mensah mund të ndryshojë fanellë por as qytet dhe as ... stadium. Tirana e kërkoi gjatë merkatos së janarit 2019, por Partizani bllokoi gjithçka.

Tashmë gjërat mund të bëhen më konkrete, pasi asokohe vendosi veto e trajnerit Skënder Gega, teksa tashmë i duhet të vendos Mensah, pasi fundi i qershorit të vitit 2020 është edhe fundi i kontratës së tij me Partizanin.

Nëse kjo tratativë do të ndodhte, Tirana do të kryente një goditje fenomenale me parametra zero dhe aq më tepër ndaj një rivali si Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga