Tirana në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:00 do të presë Besiktas, për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e kthimit në Conference League. Përballja e parë mes dy ekipeve ka përfunduar 3-1 në favor të turqve.
Gjithësesi në “Air Albania” të besuarit e Orges Shehit do të tentojnë të bëjnë një mrekulli dhe të përmbysin rezultatin e sfidës së parë. Duke parë edhe kundërshtarin që kanë përballë “shpresat” nuk janë shumë të mëdha për kualifikimin, por kryeqytetasit do të tentojnë të pamundurën.
Për të “fikur” shpresat e bardhebluve kanë menduar kompanitë e basteve. Fitorja e Besiktas kuotohet me 1.5, barazimi me 4.1, ndërsa fitorja e Tiranës kuotohet me 5.7.
Poll