Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana sistemon mbrojtjen, ja dy hyrjet e reja bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana sistemon mbrojtjen, ja dy hyrjet e reja bardheblu

Më në fund, edhe Tirana ka nisur të bëjë lëvizje për përforcimin e skuadrës së sezonit të ri, pasi ka pasur jo pak largime. Klubi kryeqytetas e ka nisur nga prapavija, ku pritet të bëhen edhe dy afrimet e tjera, pas asaj të Asion Dajës. Shtypi sportiv shkruan se një lëvizje e rëndësishme për bardheblutë është kthimi i Afrim Takut, i cili ka qenë në Amerikë vitin e fundit për arsye personale. Ardhja e tij do të zgjidhte shumë gjëra, pasi Taku luan si mbrojtës i krahut të djathtë, por edhe në mesfushë, sipas nevojave të skuadrës. Afrimi i tjetër pritet të jetë për qendrën e mbrojtjes dhe objektivi është futbollisti i Novi Pazarit, Jasmin Trtovac.  Mundësitë janë të mëdha që këta dy lojtarë të zyrtarizohen, por e  rëndësishme është që gjërat po lëvizin te Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga