
Tirana do të luajë të shtunën në transfertë kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Para këtij takimi, ekipi bardheblu po kryen përgatitjet e nevojshme, ndërsa dje është zhvilluar një test prove me skuadrën U-19. Trajneri Jul Ahmataj provoi dy formacione dhe arriti të triumfonte me rezultatin 5-0.
Golat u shënuan nga Voda, Kraja, Hasani, Kobina dhe Halili. Pjesën e parë, Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar: Bakaj, Doka - Muça - Imammi - Ismajlgeci, Çikani - Batha - Çelhaka, Kraha - Vodo, Ngo. Ndërsa në pjesën e dytë kanë zbritur në fushë: Qirko, Kërçiku - Osmani - Hoxhallari - Vangjeli, Karabeci - Torasa - Kale - Kobina, Hasani - Halili. Kujtojmë që kryeqytetasit do të përballen me korçarët në orën 16:30, në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës.